Sport

Milan i përgjigjet Interit me një tjetër Asllani, sulmuesja me origjinë shqiptare firmos me kuqezinjtë

Kosovare Asllani është afër firmës me Milanin. Kjo është ajo që disa media në Itali sigurojnë se klubi kuqezi e ka mbyllur me futbollisten që është me origjinë shqiptare.

18 Qershor 2022, 14:49 Nga DOSJA

Milan i përgjigjet Interit me një tjetër Asllani, sulmuesja me

ITALI- Kosovare Asllani është afër firmës me Milanin. Kjo është ajo që disa media në Itali sigurojnë se klubi kuqezi e ka mbyllur me futbollisten që është me origjinë shqiptare. Kosovare Asllani, 32 vjeç, ishte një nga blerjet e mëdha të Real Madrid në vitin 2019. Asllani ishte ylli i madh i skuadrës së klubi madrilen dhe këtë e tregoi në fushë duke u shpallur golashënuesja e kampionatit.

Pas vitit të parë si protagoniste, e dyti nuk ishte e tillë për shkak të dëmtimeve dhe që e bëri të humbiste formacionin. Klubi madrilen nuk i rinovoi kontratën dhe e ardhmja duket drejt Milanit.

Asllani është krahasuar në Suedi me bashkatdhetarin Ibrahimovic i cili do të takohet sërish në Milano. Një krahasim për shkak të rolit, por edhe historisë që i bashkon pasi Kosovare është bijë e emigrantëve. Të dy ndanë përvojën te Paris Saint Germain: të dy mbërritën në Paris në 2012 dhe u larguan nga klubi katër vjet më vonë.

E.Ç (Dosja.al)

kosovare asllani

Sondazh

Poll