Sport

Tebas akuzon ashpër presidentin Rubiales: “21 ditë më parë më kanë regjistruar...”

Presidenti i La Ligas denoncon aktin dhe veprimin immoral, se presidentin e Federatës Spanjole qëndron pas ngacmimeve, të të cilave ai ka qenë viktimë

18 Qershor 2022, 12:20 Nga DOSJA
Tebas akuzon ashpër presidentin Rubiales: “21 ditë më
Javier Tebas (majtas) dhe Luis Rubiales

SPANJE - Javier Tebas ka publikuar një mesazh të ashpër në llogarinë e tij në Twitter, ku ka denoncuar praktikat e Luis Rubiales, të cilin e ka akuzuar se qëndron pas ngacmimeve të të cilave ka qenë viktimë disa javë më parë. Siç ka zbuluar presidenti i La Liga-s, homologu i tij i Federatës Spanjolle të Futbollit ka urdhëruar ta spiunonin atë.

"21 ditë më parë jam regjistruar dhe fotografuar nga @mmgarciacaba, i cili ka ndjekur udhëzimet e 'Rubi'. Ende nuk i kanë publikuar regjistrimet, pavarësisht kërkesës sime. Miguel u zhduk, Rubi nga "bowling" në heshtje dhe të tjerët të tmerruar. Kështu shkon”,- do të shkruante Javier Tebas për të nxjerrë në dritë atë që ndodhi.

Siç ka zbuluar Tebas, edhe pse do të ishte avokati nga Granada, i specializuar në të drejtën sportive Miguel Maria García Caba që do ta bënte këtë veprim imoral, gjithçka do t'i përgjigjej një strategjie të Luis Rubiales, duke i shtuar kështu një kapitull më shumë polemikave që ai ka me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës në kohët e fundit.

Tashmë, mbetet për t'u parë nëse më në fund dalin në dritë këto pamje dhe biseda të regjistruara me Tebas, pa pëlqimin e tij apo denoncimi i presidentit të La Ligas në rrjetet e tij sociale ka një efekt frenues.

Tebas akuzon ashpër presidentin Rubiales: “21 ditë më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll