Sport

Presidenti Le Graët besim të plotë te Didier Deschamps përpara botërorit “Katar 2022”

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit e ka ftuar trajnerin e kombëtares për t’u takuar që të flasin për rezultatet në Nations League, por më tepër se çfarë do të ndodhë më pas për francezët.

18 Qershor 2022, 11:58 Nga DOSJA
Presidenti Le Graët besim të plotë te Didier Deschamps
Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit

FRANCE - Bilanci i Nations League për kombëtaren e Francës nuk ishte ai që pritej. Pasi renditen në fund të grupit të tyre me vetëm dy pikë, galët do të duhet të rimendojnë idenë e tyre të futbollit përpara Kupës së Botës, ku do të duhet të mbrojnë titullin e tyre si kampionë.

Tani, pas këtij bilanc negativ të katër ndeshjeve në qershor dhe me pesë muaj për të luajtur kampionatin botëror në Katar, Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, do të takohet me Didier Deschamps për të folur për drejtimin e skuadrës kombëtare.

Sipas informacioneve të ‘L'equipe’, presidenti i Federatës i ka kërkuar trajnerit që të takohen në korrik në Guingamp për të biseduar për gjënë më të rëndësishme, Kupën e Botës. Duhet të mbani mend se atij i kanë mbetur vetëm dy ndeshje përgatitore para Kupës së Botës.

“Në korrik do të flasim me qetësi për Botërorin. Më pëlqejnë këto momente”,- lexohet në shënimin e gazetës franceze. Më pas ai e bën të qartë se ka besim të plotë në punën e trajnerit. Le Graët siguroi se në pesë muajt e ardhshëm nuk do të ketë ndryshime në drejtimin teknik të skuadrës franceze. Një nga arsyet është sepse ai ka besim të plotë te Didier, por edhe sepse ata janë totalisht të sintonizuar.

"Nuk ka asnjë ndryshim. Kam besim të plotë tek ai. Për momentin jemi plotësisht të sintonizuar. Nuk do të ketë ndërprerje të kontratës së tij para garës",- ka thënë Noël, duke bërë të qartë se e ardhmja e Deschamps do të shënohet nga performanca e 'gjelave' në ‘Katar 2022’.

Presidenti Le Graët besim të plotë te Didier Deschamps

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll