Politike

VD-Borxhet e bashkive, Rama: Do hyjmë në fazë shtrëngimi pa tolerancë

Kreu i qeverisë tha se çdo bashki duhet të ketë më shumë detaje në lidhje me situtatën e tyre financiare.

17 Qershor 2022, 11:35 Nga A.B
VD-Borxhet e bashkive, Rama: Do hyjmë në fazë shtrëngimi pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se nuk do të ketë tolerancë për bashkitë që shtojnë borxhet apo nuk bëjnë asgjë për t'i parandaluar ato. Gjatë aktivitetit për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, bashkë me ministren e financave, Delina Ibrahimajn dhe ministrin e brendshëm, Bledi Çuçin, u parashtruan problemet e bashkive në vend. Kreu i qeverisë tha se çdo bashki duhet të ketë më shumë detaje në lidhje me situtatën e tyre financiare, ndërkohë që konsideroi të rëndësishme disiplinën. 

'Paraqitja e bërë nga ministrja ishte e detajuar, çdo bashki do të ketë nevojë për më shumë detaje lidhur me mënyrën sesi e lexojmë ne situatën financiare. Ndërkohë që ajo që ka rëndësi është që disiplina financiare e bashkive është sot më shumë se asnjëherë tjetër një domosdoshmëri, në kontekstin e asaj që tha ministri, për fillimin e decentralizimit. Unë dua të ndalem në disa aspekte, për detyrimet e prapambetura, sic e kemi diskutuar më parë ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të diskutuar. Se nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur dhe për vitet që do të vijnë, e pamundur, nga ana tjetër rritja e performancës e bashkive është prioritet për ne.'- tha Rama. 

 

edi rama rama me kryebashkiaket 17 qershor 2022

Sondazh

Poll