Bota

U vra nga nëna e saj, cilat janë misteret rreth krimit horror ndaj 5-vjeçares në Itali

Gjithçka do të kishte nisur nga xhelozia e Pattit për partneren e re të ish-të dashuri të saj, njëkohësisht dhe babait të 5-vjeçare, kjo pasi Elena kishte shfaqur afeksion dhe ndjehej e lumtur në shoqërinë e saj.

16 Qershor 2022, 11:43 Nga d.a
U vra nga nëna e saj, cilat janë misteret rreth krimit horror ndaj
Elena Del Pozzo

ITALI- Shpresa për të gjetur të gjallë 5-vjeçaren Elena Del Pozzo, pasi u denoncua si e rrëmbyer, u shuan në mënyrën më të keqe të mundshme kur vetë nëna e saj, 23-vjeçarja Martina Patti pranoi se e kishte vrarë.

Gjithçka do të kishte nisur nga xhelozia e Pattit për partneren e re të ish-të dashuri të saj, njëkohësisht dhe babait të 5-vjeçare, kjo pasi Elena kishte shfaqur afeksion dhe ndjehej e lumtur në shoqërinë e saj.

Por ka ende të paktën dy pika të paqarta në histori dhe hetimet po vazhdojnë për të hedhur dritë mbi historinë që tronditi qytetin e Mascalucia, në zonën e Catania-s dhe të gjithë Italinë. 

Vendi i krimit dhe bashkëpunëtorët

Pikat që duhen sqaruar, thekson kapiteni i karabinierëve të komandës provinciale të Catanias Salvatore Mancuso, janë vendi i krimit dhe përgjegjësia e mundshme e njerëzve të tjerë ose në kryerjen e vrasjes ose në fshehjen e trupit. Kjo është arsyeja pse karabinierët orët e fundit kanë dëgjuar miq dhe të afërm të familjes. Ndërkohë për sot janë planifikuar kontrollet e imtësishme në shtëpinë ku Elena jetonte me nënën e saj dhe do të ndihmojnë në sqarimin e skenës së krimit: a u vra fëmija pikërisht aty apo në fshatin e braktisur kuu kufoma në disa qese plastike të zeza? Dhe nëse vogëlushja do të ishte vrarë në shtëpi, Martina Patti do të kishte pastruar gjithçka vetë apo me ndihmën e një bashkëpunëtori?

 Arma dhe trupi gjysmë i zhveshur

Ndërkohë arma nuk është gjetur ende. Vogëlushja dyshohet se është vrarë me thikë, pasi trupi kishte plagë të pajtueshme me thikë kuzhine. Më tej, vajza e vogël u gjet gjysmë e zhveshur: hipoteza është se nëna ka dashur të inskenojë një tentativë për dhunë seksuale. 

Ngjarja ndodhi më 14 qershor ku fillimisht Martina Pratti denoncoi rrëmbimin e vajzës së saj nga 3 burra të maskuar dhe të armatosur. Por më vonë u zbulua se u vra nga nëna e saj në Mascalucia me shtatë goditje me thikë në qafë, në vesh dhe në shpatull. Nëna u arrestua pas rrëfimit të krimit, mirëpo nuk shfaqi asnjë pendesë për krimin e kryer.

elena del pozzo martina patti nena vret vajzen ne itali

Sondazh

Poll