Bota

Veterani i UÇK-së mbërrin në Prishtinë nga Rahoveci:S’mund ta pranoj, jemi ndjerë të turpëruar

Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata

16 Qershor 2022, 10:18 Nga d.d
Veterani i UÇK-së mbërrin në Prishtinë nga
Veteran në protestë

KOSOVË-Një veteranë i UÇK-së Skender Thaçi, gjatë protestës ai u shpreh se është e papranueshme që Qeveria i ka lënë jashtë projektligjit që përcakton pagën minimale. Thaçi nga Rahoveci ka mbërritur në Prishtinë në protestën e veteranëve.

"S’mund ta pranoj. Jemi ndjerë të turpëruar.Nëse ky popull meriton mirëqenie më të mirë, meritojnë edhe veteranët”, tha Thaçi.

Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar. 

Veteranët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para dy dite. Edhe gjatë procesit të votimit, ky projektligj u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Më 6 qershor, veteranët u futën në oborrin e Kuvendit duke kërcënuar se do të futeshin brenda.

 

protesta e veteraneve ne kosove kosove skender thaçi

Sondazh

Poll