Bota

Ministri i Mbrojtjes: Zyrtarët perëndimorë premtuan se do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën

Ai tha gjithashtu se zotimet e SHBA-së dhe Perëndimit nuk janë vetëm për mbështetje ushtarake, por edhe financiare, ekonomike dhe politike.

16 Qershor 2022, 10:29 Nga j.c
Ministri i Mbrojtjes:  Zyrtarët perëndimorë premtuan se do
Zyrtarët Perëndimorë

UKRAINË- Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov ka zbuluar se gjatë takimit zyrtarët perëndimorë të mbrojtjes i thanë atij se mbështetja e tyre ushtarake për Ukrainën nuk do të ndalet kurrë. 

Sipas CNN, në një intervistë ekskluzive, Reznikov deklaroi se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë I premtuan se do ta ndihmojnë Ukrainën të dalë nga kjo gjendje në të cilën ndodhen.

"Oleksiy, mos u shqetëso, ne nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë vendin tuaj, popullin tuaj dhe presidentin tuaj. E dëgjova dje dhe u ndjeva mirë kur dëgjova se ata vërtetë nuk do të ndalen kurrë së na ndihmuari"-tha Reznikov, kur u pyet nëse angazhimi afatgjatë i SHBA ndaj Ukrainës është të qëndrueshme.

Ndërkohë ai shtoi se mbështetja e SHBA-së dhe Perëndimit nuk janë vetëm për mbështetje ushtarake, por edhe financiare, ekonomike dhe politike. 

"Unë mendoj se aleatët perëndimorë kanë vendosur që duan të jenë partnerë në këtë fitore,"- tha Reznikov. 

Sipas ministrit aleatët perëndimorë tani e kanë kuptuar se edhe nëse nuk e provokon Rusinë për të shmangur konfliktin kjo nuk do të funksionojë pasi tani Moska konsiderohet si një kundërshtar dhe jo një partner strategjik nga NATO. 

"Jam i sigurt se Rusia është kërcënimi kryesor për NATO-n, vendet e BE-së dhe kërcënimi kryesor për sistemin botëror të sigurisë,"-tha ai.

oleksiy reznikov ben wallace lloyd austin

Sondazh

Poll