Bota

Bien sirenat e alarmit pas mbërritjes së Scholz, Macron dhe Draghi në Ukrainë

Sirenat nuk do të thotë se ka pasur një sulm, por ato shpesh tingëllojnë si paralajmërim.

16 Qershor 2022, 10:34 Nga j.c
Bien sirenat e alarmit pas mbërritjes së Scholz, Macron dhe Draghi
Liderët Europian

UKRAINË- Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Kiev menjëherë pas mbërritjes së liderëve europian mbërritën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas CNN, sirenat nuk do të thotë se ka pasur një sulm, por ato shpesh tingëllojnë si paralajmërim. Nëpërmjet sulmeve ajrore forcat ruse kanë dashur të frikësojnë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Kiev pasi për javë të tëra u kriikuan nga zyrtarët ukraina për shkak të vonesave të furnizimeve me armë. 

 

emmanuel macron lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll