Bota

Nis sot Forumi i Prespës për Dialog, temë diskutimi “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të këtij Forumi do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.

16 Qershor 2022, 10:56 Nga d.a
Nis sot Forumi i Prespës për Dialog, temë diskutimi
Forumi i Prespes

MAQEDONIA E VERIUT- Në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të nisë sot konferenca e parë e Forumit për Dialog, me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, edicioni i të cilit këtë vit ka si temë “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të këtij Forumi do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.

Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe disa presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, që do të diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, Forumi i Prespës për Dialog përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Marrëveshja e Prespës, e cila është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, i ka hapur më pas rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

forumi i prespes 2022 albin kurti ne maqedoni majlinda bregu

Sondazh

Poll