Bota

Protesta e veteranëve në Kosovë, Policia merr masa, vendosen snajperistë kudo

Veteranët nga shumë anë të Kosovës janë mbledhur para Kuvendit dhe pritet që të fillojë protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së.

16 Qershor 2022, 10:12 Nga j.c
Protesta e veteranëve në Kosovë, Policia merr masa, vendosen
Foto nga protesta

KOSOVË- Policia e Kosovës është mobilizuar edhe me njësinë e snajperistëve gjatë protestës së veteranëve që po kundërshtojnë projektligjin e pagës minimale.

Ata janë duke vëzhguar protestën nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Veteranët nga shumë anë të Kosovës janë mbledhur para Kuvendit dhe pritet që të fillojë protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë hyrë sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës, teksa protestojnë si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend.

protesta e veteraneve ne kosove

Sondazh

Poll