Bota

Inteligjenca britanike: Urat mbi lumin Siverskyy Donets janë shkatëruar 

Urat mbi lumin Siverskyy Donets në Ukrainën lindore në Rusinë perëndimore janë shkatëruar

16 Qershor 2022, 09:40 Nga d.d

 

Inteligjenca britanike: Urat mbi lumin Siverskyy Donets janë
Foto ilustruese

 

UKRAINË-Ministria britanike e Mbrojtjes, ka deklaruar se në konferencën e saj të fundit se urat mbi lumin Siverskyy Donets, në Ukrainën lindore në Rusinë perëndimore, janë shkatëruar.

Sipas Sky News, Ministria gjithashtu tha se Ukraina mund të ketë tërhequr shumë nga trupat e saj luftarake dhe se Rusia ndoshta do të pretendojë kalimin e lumit për të fituar një avantazh operacional.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 113. Sulmet ruse ndaj ukrainasve ndodhin çdo ditë, dhjetra civilë dhe ushtarë po vriten. Një sulm me raketë rus gjatë natës së djeshme ka goditur një periferi të qytetit verior të Ukrainës, Sumy, duke vrarë katër persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

lufta ukraine-rusi siverskyy donets

Sondazh

Poll