Bota

Macron akuzon Rusinë për krime lufte gjatë vizitës në Irpin

Gjatë një vizite në Irpin, në veri të Kievit, Macron tha se janë kryer krime lufte dhe masakra nga trupat ruse

16 Qershor 2022, 11:40 Nga d.d

Macron akuzon Rusinë për krime lufte gjatë vizitës në

UKRAINË-Presidenti i Francës Emannuel Macron, gjatë vizitës në Irpin është shprehur se  Rusia është përgjegjëse për krimet e luftës.

Sipas Sky News, gjatë një vizite në Irpin, në veri të Kievit, Macron tha se janë kryer krime lufte dhe masakra nga trupat ruse. Gjithashtu ai shton se Ukraina duhet të fitojë konfliktin me Rusinë dhe të jetë në gjendje të rezistojë.

Macron ndodhet në Ukrainë me kreministrin e Italisë Mario Draghi dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për të ofruar një mbështetje për Kievin, pasi u kritikuan më parë për reagimin e tyre të ngadaltë.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 113. Sulmet ruse ndaj ukrainasve ndodhin çdo ditë, dhjetra civilë dhe ushtarë po vriten. Një sulm me raketë rus gjatë natës së djeshme ka goditur një periferi të qytetit verior të Ukrainës, Sumy, duke vrarë katër persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

lufta ukraine-rusi emannuel macron olaf scholz mario draghi

Sondazh

Poll