Bota

Çavusoglu në Serbi, Vuçiç: Diskutuam për situatën gjeopolitike dhe marrëdhëniet bilaterale

Në një postim në Instagram Vuçiç tha se ka patur një bisedë të hapur me ministrin turk ku diskutoi për situatën gjeopolitike dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

16 Qershor 2022, 11:12 Nga d.a
Çavusoglu në Serbi, Vuçiç: Diskutuam për
Mevlut Çavusoglu dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritue në një takim ministrin e jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në Beograd.

Në një postim në Instagram Vuçiç tha se ka patur një bisedë të hapur me ministrin turk ku diskutoi për situatën gjeopolitike dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

Si gjithmonë, pata një bisedë të hapur dhe miqësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, me të cilin diskutova për çështjet më të rëndësishme aktuale gjeopolitike, por edhe për potencialin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në investime, infrastrukturë dhe energji."-shkroi Vuçiç.

Më tej Vuçiç theksoi se ata kanë rënë dakord se në të ardhmen do të intesifikojnë punën e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik.

"Ne ramë dakord që në periudhën e ardhshme është e nevojshme të intensifikohet puna e Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, i cili do të zbatonte më shpejt planet ekzistuese, por gjithashtu do të hapte mundësi të reja të shumta për biznesmenët dhe kompanitë nga të dy vendet,"-përfundoi Vuçiç.

Gjatë këtij turi Çavusoglu do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Bosnje Hercegovinën. Qëllimi i vizitës janë zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.

mevlut çavusoglu ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll