Bota

Veteranët në protestë/Të reshtuar te hyrja e Kuvendit, nisin të brohorasin “UÇK, “UÇK”

Protesta e veteranëve ka nisur sot rreth orës 9 të mëngjesit

16 Qershor 2022, 10:35 Nga d.d
Veteranët në protestë/Të reshtuar te hyrja e Kuvendit, nisin
Foto ilustruese

KOSOVË-Veteranët e UÇK-së kanë arritur të futen deri te dera e Kuvendit për të protestuar. Ata thërasin “UÇK”. Protesta e veteranëve ka nisur sot rreth orës 9 të mëngjesit. 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk i dëgjoi, edhe pse tha se “kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë”.

“Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne, si me sindikatat dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, do të na shtrijë për tokë”, tha Klinaku.

Veteranët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para dy dite. Edhe gjatë procesit të votimit, ky projektligj u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Më 6 qershor, veteranët u futën në oborrin e Kuvendit duke kërcënuar se do të futeshin brenda

 

protesta e veteraneve ne kosove kosove albin kurti

Sondazh

Poll