Politike

VD-E shqetësojnë zhurmat nga deputetët e PS, Duma ngre zërin: A mundet të ketë pak respekt?

Grida Duma kërkoi nga përfaqësuesit e PS që të kenë më shumë respekt për Salianjin.

16 Qershor 2022, 11:35 Nga A.B
VD-E shqetësojnë zhurmat nga deputetët e PS, Duma ngre
Grida Duma

TIRANË- Në momentin kur po fliste në foltore, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, deputetët në Kuvend ishin të zhurmshëm. Kjo është vënë re nga deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cila kërkoi nga përfaqësuesit e PS që të kenë më shumë respekt. 

'Gjatë gjithë kësaj kohe që flisnin përfaqësuesit ka vetëm zhumë atje. A mund të ketë pak respekt, a mund të mbahet qetësi. A mund të ketë një lloj serioziteti. Minimalisht etika sipërfaqësore a mund të mbahet në këtë Kuvend.'- deklaroi Duma.

'Sigurisht që respekti në sallë ndaj dikujt që flet është diçka e logjikshme, çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin.'- tha më pas Felaj. 

grida duma seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll