Politike

VD-'PS përdor vrasës me pagesë për fushatë'/ Salianji: Një pjesë e juaja i keni vëllezër e byrazerë

Gjatë interpelancës së tij me ministrin Bledi Çuçin, deputeti tha se janë arkivuar disa vrasje pasi personat e përfshirë në ngjarje kanë lidhje me PS-së

16 Qershor 2022, 11:04 Nga A.B
VD-'PS përdor vrasës me pagesë për fushatë'/
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste ka përdorur gjatë fushatës njerëz të krimit e vrasës me pagesë. Gjatë interpelancës së tij me ministrin Bledi Çuçin, deputeti tha se janë arkivuar disa vrasje pasi personat e përfshirë në ngjarje kanë lidhje me PS-së. E po ashtu, Salianji shtoi se gjendja e kriminalitetit në vend është shqetësuese pasi PS përdor të gjitha burimet për t'i bërë pjesë këta persona të fushatë, si dhe deklaroi se disa prej anëtarëve të PS-së, i kanë vëllezër e të tjerë lidhje fisnore.

'Thatë se hartuar disa praktika, ku i gjeni këto zoti ministër se besoj më shumë policinë e shtetit se ju. Na jepni emrat, pse këta 272 janë arkivuar? Se kanë qënë mbështetës të PS, se do ua them dhe me emra disa. Ja jua them, SPAK ka kthyer 51 raste, i bie që 1800 të tjerë janë arkivuar se kanë qënë të PS, janë ata që pastrojnë paratë përmes ndërtimit në Tiranë. Jua kemi thënë që dy ligjet janë vetëm për t'i ulur në tavolina, të gjitha anektodat që na thoshin se drejtues të policisë shkonin e thonin se po nuk e mbështetën PS, ua grisim letrën, kur ulet ha e pi qeveria me këta gjendja e kriminaliteti është kjo që është. 

Ç'punë keni ju se ka rënë numri i vrasjeve. Më shumë se 100 vrasje të pazbardhura në këto vite, një nga personat, ky Dumani i famshëm ishte në kërkim, shkoi në mes të Elbasanit, gjejnë njëri tjetrin, policia nuk e gjeti dot. Ky që sot po bën namin, u plagos mori policinë që të shpëtonte. Të gjithë emrat aty, vrasës me pagesë, kontigjente më llum, i kemi me emra se si janë përdorur nga PS në fushatë. Na thoni ju ne ky ka qënë mbështetës i PD në fushatë. Na thoni a keni mundësi, a keni takat të bëni publik emrat e subjekteve që nuk janë në SPAK. Bindem se gjendja e kriminalitetit se është në këtë situatë se i keni përdorur me të gjitha burimet që kanë pasur për të kërcënuar dhe për të përdorur për fushatë për PS, ashtu si një pjesë e juaja i kanë përdorur dhe për t'u pasuruar, i kanë byrazerë, vllezër. '- deklaroi Salianji. 

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll