Politike

Rezoluta për Srebrenicën, konsensus për 7 korrikun, por me tekst alternativ

Lajmin e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe dakordësinë e mori edhe nga Enkelejd Alibeaj, i cili fillimisht kërkoi detaje pse çështja ishte shtuar në rendin e sotëm të ditës për votim.

16 Qershor 2022, 10:18 Nga k.m.
Rezoluta për Srebrenicën, konsensus për 7 korrikun, por me tekst
Tritan Shehu, Enkelejd Alibeaj, Ermonela Felaj dhe Taulant Balla

TIRANË- Në datën 7 korrik, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë në nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë nga pushtimi serb. Ku, ndër të tjera Kuvendi, me shumë gjasa do të shprehet me rezolute për genocidin serb në Srebrenicë. Lajmin e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe dakordësinë e mori edhe nga Enkelejd Alibeaj, i cili fillimisht kërkoi detaje pse çështja ishte shtuar në rendin e sotëm të ditës për votim. Përgjigjien ia dha zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj, e cila hodhi për votim propozimin, që nuk mori asnjë votë kundër, as ato të mbështetësve të Sali Berishës. Mesa duket më 7 korrik në Kuvend do të shkohet me dy projekt-rezoluta për Srebrenicën, por mbetet për t'u parë nëse socialistët do ta hedhin në votë tyren, një tekst alternativ që nuk është bërë ende publik për mediat, apo do të kërkojnë rikthimin për debat të dokumentit të depozituar nga PD. Por ndoshta kësaj here pa firmën e Berishës.

PJESË NGA DEBATI: 

Alibeaj: Nuk dhatë shpjegim pse e keni shtuar në rendin e ditës. Edhe dje ju nuk e përfshitë në rend dite, besoj që kjo është shkelje së paku flagrante e rregullores. Këto ishin shkaqet për të cilat do duhet që ky Kuvend, jo vetëm të mbrojë të drejtat e deputetëve, por dhe të veprimtarisë normale të marrë masa për të rikuperuar situatën e rëndë të krijuar dje në konferencën e kryetarëve. Kërkesat tona i plotësonin këto elementë.

Felaj: Iu kërkoj mirëkuptim që të mbajmë seancë edhe në datë 7 korrik, për të kujtuar masakrën e Srebrenicës.

Alibeaj: Nëse ka kërkesa të tjera, sipas rregullave të procedurës, për ne s’ka asnjë problem, ne kërkojmë zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë. Dje ajo kërkesë u paraqit në konferencë nuk na u shpërnda paraprakisht. Nëse ka kërkese për atë përmbajtje për atë datë depozituar është e mirëseardhur do e keni mbështetjen tonë në këtë pikë.

Balla: Sa i përket çështjeve të kalendarit, dje në Konferencë, kam rikujtuar një vendim të Kuvendit më 12 maj lidhur me shqyrtimin e rezolutës. Kam kërkuar një datë për miratimin e një rezolte. Kam kërkuar 7 korrikun, ku natyrshëm me solemnitetin e domosdoshëm, të mbajnë fjalët e rastit dhe natyrshëm dokumenti të jetë një dokument serioz, ku Kuvendi të shprehë qartë përmes kësaj rezolute dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsguente të qeverisë shqiptare lidhur me pandëshkueshmërinë në rastit e këtij genocidi dhe të ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.  Besoj dhe Alibeaj e shprehu në datë 7 korriku Kuvendi i Shqipërisë të ketë një moment të posaçëm për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Në asnjë rast Kuvendi i Shqipërisë, përmes rezolutave nuk mund të përdoret nga askush për nevojat e momenti dhe kontekstit politik, si kurse ndodhi në rastin e këtij dokumenti serioz, të mirëpunuar kështu duhet të ndodh dhe në rastet të tjera se Kuvendi është i shqiptarëve, jo i politikave personale, këta individë nuk mund të rehabilitohen përmes rezolutave.

Mirëpo, një ndërhyrje kishte dhe nga anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, i cili u shpreh se socialistët kishin hedhur poshtë rezolutën e tyre, e cila ishte tërësisht e ngjashme. Megjithatë në kuadër të bashkëpunimit, u shpreh se nuk do të votonin kundër. 

Tritan Shehu: Po iu them diçka, së pari projekti është paraqitur nga ne prej kohësh dhe nuk është diskutuar akoma nga ne. Pra është ende në fuqi. Por pavarësisht nga kjo, nuk kemi asnjë kundërshtim, le ta miratojmë në 7 korrik. Së dyti, dua t'ju kujtoj se dje në nuk keni shqytuar rezolutën tonë për genocidin serb në Kosovë. Qëllimi ishte të miratohej më 12 qershor, ditën e çlirimit të Kosovës.

Berisha dhe grupi i tij, depozituan kërkesën në Kuvend, por u rrëzua me pretendimin se maxhoranca nuk do të pranonte asnjë nisme m firmën e tij sepse ishte shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Bashkë me kërkesën për Srebrenicën, u rrëzua edhe kërkesa për njohjen e krimeve serbe në Kosovë. 

rezolute per srebrenicen seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll