Politike

VD-'Nuk fyeva njeri, ruajta etikën'/ Salianji: Çfarë po bëhet për 12 vrasjet e pazbardhura?

Salianji shtoi se nuk fyeu njeri kur përmendi vajzën me syze të OFL-së, pasi nuk i di emrin e mbiemrin

16 Qershor 2022, 11:22 Nga A.B
VD-'Nuk fyeva njeri, ruajta etikën'/ Salianji: Çfarë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi nga ministri Bledi Çuçi informacion për vrasjet e pazbardhura në vend, Gjatë interpelancës në Kuvend, Salianji shtoi se nuk fyeu njeri kur përmendi vajzën me syze të OFL-së, pasi nuk i di emrin e mbiemrin, përndryshe do ia kishte thënë. Ndër të tjera, ai kërkoi infomacion për nismën e OFL-së, që sipas tij ka dështuar. 

'Sikur jeni autoriteti më i lartë, nëse keni kohë hajde ta shikojmë interepelancën në Britani. Unë kam ruajtur etikën, nëse e quani fyerje gocën, ashtu e di, nëse më thoni emrin e mbiemrin ia them. E ktheni përmbys. Nuk thashë që është për t'u neglizhuar, thash se ju nuk keni autoritet për të ndihmuar në atë drejtim. Nuk ma thatë se cfarë bëhet për 120 vrasjet e pazbardhura. Do jepni mesazhe për ato që hedhin tritol apo jo? Duhet të japësh mesazh që ato të mos dinë ku të shkojnë, a do flasësh? Jeni të pabesueshëm, duhet folur për këto, për situatën ku ndodhet Shqipëria, duhet të kërkoni ndjesë për nismat e dështuara, po drejtuesi i SPAK e kupton? Ai tha se OFL ka pasur mbingarkesë pune. Ju pengoni punën e atyre me një ligj për të pastruar kamerat, për këto të flasim, unë flas për këto ju thoni pse i thua me syze, si ti them pa syze? '- tha Salianji.

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll