Politike

Vizita në Azerbajxhan/ Berisha në Forumin Global: Mundësi e veçantë të shpreh qëndrimet e PD

Berisha është i ftuar në Forumin Gobal të IX në Baku.

16 Qershor 2022, 10:17 Nga A.B
Vizita në Azerbajxhan/ Berisha në Forumin Global: Mundësi e
Sali Berisha

AZERBAJXHAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në një vizitë pune në Baku. Berisha është i ftuar në Forumin Gobal të IX në Baku. Ai ka ndarë pamje nga eventi dhe nga momenti kur po është duke dhënë një intervistë për mediat vendase. Teksa ka ndarë pamjet në rrjetin e tij social 'Facebook', Berisha shkruan se vizita e tij është një mundësi e veçantë për të shprehur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë. 

POSTIMI I BERISHËS:

Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere. Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe.

sali berisha berisha ne axerbajxhan

Sondazh

Poll