Politike

VD-Çuçi ftesë Salianjit: Të bashkohemi kundër krimit, drafti gati, do ketë ndryshime për Vettingun në Polici

Sipas tij, do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën dhe se drafti është gati për vijimin e filtrimit, duke kërkuar edhe kontributin e opozitës.

16 Qershor 2022, 10:49 Nga k.m.

VD-Çuçi ftesë Salianjit: Të bashkohemi kundër

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, ai bëri me dije se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, por theksoi se për të fundit do të bëhen ndryshime. Sipas tij, do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën dhe se drafti është gati për vijimin e filtrimit, duke kërkuar edhe kontributin e opozitës.

"Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon askund. Në lidhje me procesin e Vettingut, me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm kam pasur prioritet se si po shkonte procesi në Policinë e Shtetit. Duke lexuar me vëmendje dhe kritikat rreth këti procesi, sidomos nga GREKO. GREKO kishte evidentuar se rreth një vit para se unë të bëhesha ministër se sepse duhet që të rishikohet ligji me fokus kufizimin e subjekteve. Për këtë qëllim si ministër kam ardhur i kam kërkuar parlamentit të dalim me legjislacion të ri sipas rekomandimeve. Për këtë qëllim kemi ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin përkatës dhe shumë shpejt do vijë në parlament një ndryshim i ligjit përkatës duke reduktuar numrin e subjekteve që do vetohen dhe duke u përqendruar në kategoritë që rekomandon GREKO,"-tha ai.

Pjesë nga fjala e Bledi Çuçit:

Nisja e aksionit të OFL ishte në vitin 2020 në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. OFL nisi si aksion dhe qëllim se do të vazhdohej në proces në vazhdueshëm. Rezultatet e OFL po i shtrijnë rezultatet e tyre. Nuk duhet të konsiderohen si të mbivendosur. Nuk ka dhe nuk do të ketë vakum dhe heshtje, pasi struktura punon për gjurmimin dhe pasurive të krimit. Në kushtet e nevojës dhe të reformës në drejtësi lindi nevoja për këtë akt. U godit krimi aty ku i dhëmb më shumë, aty tek pasuria. OFL ishte garanci më shumë për Policinë e Shtetit, sepse subjekti duhet të jepte llogari për pasurinë që kishin vënë. I nderuar zoti Salianji, konstatimi i bërë se ku operacion u përdor për qëllime elektorale, nuk qëndron, sepse është përdorur 2 vite para vënies në zbatim, në 2020. është miratuar para një viti dhe më pas është vënë në zbatim. Pra nuk është përdorur për qëllime elektorale. Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë se në qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon askund. Në lidhje me procesin e Vettingut, me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm kam pasur prioritet se si po shkonte procesi në Policinë e Shtetit. Duke lexuar me vëmendje dhe kritikat rreth këti procesi, sidomos nga GREKO. GREKO kishte evidentuar se rreth një vit para se unë të bëhesha ministër se sepse duhet që të rishikohet ligji me fokus kufizimin e subjekteve. Për këtë qëllim si ministër kam ardhur i kam kërkuar parlamentit të dalim me legjislacion të ri sipas rekomandimeve. Për këtë qëllim kemi ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin përkatës dhe shumë shpejt do vijë në parlament një ndryshim i ligjit përkatës duke reduktuar numrin e subjekteve që do vetohen dhe duke u përqendruar në kategoritë që rekomandon GREKO

 

bledi çuçi seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll