Politike

VD-OFL/ 'Nismë për të vendosur gjoba', Salianji pyet Çuçin: A ka deputetë apo ish-minstra të favorizuar?

Deputeti kërkoi të dijë nga ministri i Brendshëm se nëse ka pasur ish-deputetë, deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit që janë favorizuar

16 Qershor 2022, 10:30 Nga A.B
VD-OFL/ 'Nismë për të vendosur gjoba', Salianji pyet
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji parashtroi ditën e sotme disa pyetje publike në Kuvend sa i takon operacionit Forca e Ligjit, i njohur ndryshe OFL, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Deputeti e quan nismën si të krijuar për të vendosur gjoba dhe për të përfshirë grupet kriminale në zgjedhjet e Partisë Socialiste. Po ashtu, ai kërkoi të dijë nga ministri i Brendshëm se nëse ka pasur ish-deputetë, deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit që janë favorizuar. 

DEKLARATA E SALIANJIT:

'Qeveria ka propaganduar 2 nisma që u bënë për 1 arsye të caktuar, për të vendosur gjoba ndaj subjekteve kriminale e për t'i përfshirë në fushatën e PS. Kontrolli i subjekteve kriminale u miratua në Kuvend një akt për masat parandaluese për krimet e rënda, i njohur si forca e ligjit. Daljet para mediave, lënë hapësirë që u bë për t'i përfshirë personat kriminale në pushtet. 

Rama teksa fliste para policisë së shtetit u shpreh se specialistë të FBI do të vijnë në vend për të ndihmuar policinë, por para saj tha se do të bëhet vettingu në polici, nëse ndjekim llogjikën e Ramës, prandaj ka marrë dhenë krimi në vend. Për OFL, Rama trombetonte, ai thoshte se atdheu nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vila, nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në klube por duhet të jetë tmerri i tyre. 

Nëse ka pasur luftë ndaj tyre, pse Shqipëria renditet në listën gri të pastrimit të parave, cilat pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti, dua të di se sa është nr i trajtuar nga OFL, cila është lista e plotë e subjekteve që ende nuk janë trajtuar, a ka ndërhyrje politike, a ka njerëz që janë favorizuar, a ka dy standarte. Sa prej rasteve janë kthyer nga ky organ për plotësim dokumentacioni? Sa policë e kanë kaluar vettingun, e sa pritet ta kalojnë. Këto janë pyetje që qëndrojnë, a janë arritur qëllimet? Se po e shohim në një nga hatatë, një nga kriminelët në SPAK, që janë të përfshirë në krime, që kanë marrë tendera e para publike, rastet e fundit e tregojnë këtë. Jemi në këtë gjendje ku në çdo moment tregojnë për tritol, kapje droge. A ka deputetë, ish deputet, ish ministra që janë subjekt i këtij ligji, e që ju i keni favorizuar për të mos i dërguar në këtë subjekt.'- tha Salianji.

ervin salianji seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll