Politike

Droga nga Brazili në Durrës/ Të arrestuarit: S'kemi lidhje, kompania porositi online mish pule

Ferizi, me detyrë administrator i kompanisë, është shprehur se nuk ka lidhje me drogën pasi ata bënë porosi vetëm për mish

16 Qershor 2022, 10:24 Nga A.B
Droga nga Brazili në Durrës/ Të arrestuarit: S'kemi lidhje,
Droga ne Durres

DURRËS- Arben Ferizi dhe Egert Vargu kanë dhënë dëshmitë e tyre përballë grupit hetimor. Dy personat u vunë në pranga pas kapjes së sasisë së kokainës në Portin e Durrësit. Ferizi, me detyrë administrator i kompanisë, është shprehur se nuk ka lidhje me drogën pasi ata bënë porosi vetëm për mish, dhe e gjitha u bë online. Ndërsa Vargu, agjent doganor, deklaroi se nuk ka lidhje me drogën e kapur pasi ai ka për detyrë të bëjë procedura zhdoganimi. 

Administrarori Arben Ferizi; Nuk kemi lidhje me drogen. Kompania ka porositur mish pule dhe te gjithe veprimet neve i bejme online. Porosisim online dhe nuk kemi nga ta dim se cfare ka ne konteiner. Kompania ka vite qe meret me prodhimin e salciceve dhe eshte e suksesshme. Nuk ka nevoje te implikohet ne trafikimin e droges. Ne si kompani nuk kemi asnje lidhje, nuk kemi dijeni per pranine e lendes narkotike ne konteiner.

Egert Vargu agjent doganor- skam asnje lidhje me kete pune. Puna ime eshte te bej procedura zhdoganimi. Une nuk kontrolloj konteinere. Nuk eshte puna ime. Puna ime eshte te merem me dokumentacionin.

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

45.5 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll