Politike

VD-Ku është vajza e OFL?/ Çuçi: Është këshilltare! Atentatet me tritol? Po ju mos i shikoni...

Bledi Çuçi tregoi se aktualisht është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.

16 Qershor 2022, 11:20 Nga k.m.
VD-Ku është vajza e OFL?/ Çuçi: Është
Bledi Çuçi

TIRANË-Në interpelancën me ministrin Bledi Çuçi, deputeti Ervin Salinanji ngriti pyetjen se ku ndodhet se ku ndodhet zëdhënësja e OFL-së që u etiketua si “vajza me syze”. Çuçi tregoi se aktualisht është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm. Ndërsa komentoi edhe atentatet me tritol, për të cilat gjeti një zgjedhje shumë "të thjeshtë". I kërkoi që të mos i shihnin. Më pas, kur e kapi gabimin shtoi se të mos i shihnin fishekzjarre për të ardhur në pushtet.

“Tani për respektin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj ruajtjes së balancave gjinore besoj se këtu jemi vite larg. Ajo që quan vajza me syze sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm. Në lidhje se ku e kemi çuar ne sigurinë, mund të bëni rolin e spikerit të kronikës së zezë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Numri i turistëve rriten me herë nga viti në vit. Në lidhje me atë që thatë sa i takon pjesës së dështimit nga këto dy iniciativa që janë atipike, po iu lexoj disa statistika. Ju nuk e keni kuptuar se ligji i OFL ka qenë me mandat. Vetëm sekuestrimet janë 1680 njësi, ndërsa janë sekuestruar janë 917. Deri më tani, se procesi vazhdon. Një këshillë, nuk bëhet politikë me krimin. Nuk vihet në pushtet me kronikën e zezë. Mos i shihni ngjarjet me tritol, t'i adresojmë të gjithë bashkë. Mos i shikoni si fishekzjarre për të ardhur në pushtet. Besoj që bëtë një lapsus kur thatë se nuk iu interesojnë vrasjet brenda familjes. Duhet të japim shembullin e parë sesi duhen zgjidhur konfliktet,"-tha ai.

 

 

bledi çuçi seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll