Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Basha flet për vendimet e marra: Protesta në të gjithë vendin

22 Shkurt 2019, 20:12 Nga DOSJA
Mbledhja e Kryesisë së PD/ Basha flet për vendimet e marra:

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediet ka folur për vendimet e marra në Kryesinë e PD.

Basha u shpreh se Kryesia mori vendim për hartimin e një kalendari protestash në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës.

Ai u shpreh se protestat do të ndërthuren me shpalosjen e strategjisë së PD për zhvillimin e vendit.

Basha theksoi se synimi është largimi i Edi Ramës dhe në të njëjtën kohë përcaktrimi i kandidaturave më të denja të opozitës për zgjedhjet e parakohshme.

Ai u pyet për mosdorëzimin e mandatit nga deputetja Rudina Hajdari, ndërsa tha se për këtë dhe rastet të tilla duhet të pyesin Sekretarin e Përgjithshëm.

Pjesë nga deklaratat e z. Basha

Vendimi i parë i kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash në të gjithë vendin për largimin e Ramës.

Vendim tjetër ka qenë ngritja e shtabeve politike dhe organizative që në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës për organizimin e protetstave të fuqishme popullore në mbarë vendin.

Kryesia ka vendosur vijimin shpalosjen e programit të PD. E kemi bërë për ekonominë në bashkëpunim me ekspertët gjermanë.

Ne do t’i Japim Shqipërisë vizionin tonë dhe kemi bindjen e plotë që Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane.

Sa i përket arsimit, anullimin e koncensioneve në shëndetësi, pensionet, biznesin dhe sipërmarrjen për hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimit të ekonomisë.

Bëhet fjalë për një ndërthurje të turit të protestave me turin e shpalosjes së programit tonë.

Synimi ynë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe përcaktimi i kandidaturave më të denja të Partisë Demokratike për këto zgjedhje.

Kutjojmë se në axhendën e Kryesisë së PD-së kanë qenë 3 pika, mes të cilave edhe ajo e përjashtimit të Myslim Murrizit nga Partia Demokratike, pasi nuk iu bin vendimeve të grupit, Kryeisë dhe Këshillit Kombëtar të kësaj partie. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kryesia e pd lulzim basha protesta edi rama kryesia e pd lulzim basha protesta

Sondazh

Poll