Politike

“Diplomatë të shfrenuar”/ Gazetari: Ambasadorja Hoxha shtëpi me qira 2000 euro në muaj

22 Shkurt 2019, 20:47 Nga DOSJA
“Diplomatë të shfrenuar”/ Gazetari: Ambasadorja Hoxha

Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, ka denoncuar një tjetër rast që sipas tij tregon shfrenimin e diplomatëve shqiptarë, me paratë e qytetarëve.

Pas denoncimit të ambasadores së Shqipërisë në Greqi Adriana Hodari, që sipas tij ka zgjedhur për të banuar një vilë trekatëshe e jo në atë ku kishte banuar paraardhësi i saj, duke shpenzuar 2.5 herë më shumë, sot ka denoncuar një tjetër rast.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se edhe në Bullgari ambasadorja Donika Hoxha, ka marrë një shtëpi me qira 2000 euro në muaj.

“Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Sofie të Bullgarisë në ambientet e saj ka një apartament apostafat për ambasadoren me një sipërfaqe 300 metra katror. Por dhe kjo ambasadore me shije luksi të shfrenuar ka preferuar të marrë me qira një apartament me 2000 euro në muaj. Ambasadorja Donika Hoxha ka preferuar të marrë apartament larg ambasadës, por me një ndryshim se e ka marrë me 100 euro me pak se ambasadorja Hobdari ne Athinë.

Një gjë është e qartë, në rast, se në ndërtesën e ambasadës ka apartament për akomodimin e ambasadores dhe ajo ka marrë me qira jashtë ambienteve të saj përbën shkelje të ligjit”, – shkruan Zinxhiria ndërsa paralajmëron për të tjera denoncime.

Kujtojmë se dje Zinxhiria denoncoi ambasadoren e Shqipërisë në Greqi Adriana Hodari, që sipas tij ka zgjedhur për të banuar një vilë trekatëshe e jo në atë ku kishte banuar paraardhësi i saj. (Lexo këtu) Sipas gazetarit Zinxhiria për të paguar qiranë e vilës së Hodarit, që është edhe kushërira e një ish-ministri të qeverisë, nuk mjafton as rroga e Kryeministrit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike diplomatja shqiptare luks i shfrenuar diplomatja shqiptare luks i shfrenuar

Sondazh

Poll