Aktualitet

Dorëheqja nga mandati/ Kush janë deputetët e PD që nuk kanë firmosur (LISTA)

  • Djegia e mandateve/ Salianji, Duma dhe Kryemadhi japin dorëheqjen (Foto+Dokumenti)
  • Myslim murrizi nuk heq dorë nga mandati. Demokratët e kërkojnë, deputeti fik telefonin
  • Deputetët Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, ende nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i deputetit, pavarësisht vendimit të marrë në Këshillin Kombëtar të PD.
    Featured image of article: Dorëheqja nga mandati/ Kush janë deputetët e PD që nuk kanë firmosur (LISTA)

    Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, nuk ka firmosur ende dorëheqjen nga mandati i deputetit. 

    Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se arsyeja është mosprezenca e saj në Tiranë. Rudina Hajdari mësohet se është jashtë vendit. 

    Po ashtu, dorëheqja nuk është firmosur as nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili mësohet se është në Vjenë dhe do të kthehet në Shqipëri të shtunën. 

    Nga ana tjetër mësohet se kësaj liste i shtohet edhe deputeti i Lushnjës, Myslym Murrizi. Burime i thanë Dosja.al, se demokratët e kanë telefonuar deputetin, por telefoni i tij rezulton i fikur. (Lexo këtu)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Po ashtu edhe deputeti Nard Ndoka mësohet se ende nuk ka firmosur dorëheqjen, ndërsa nuk dihet arsyeja e kësaj vonese. 

    Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi në mënyrë unanime djegien e mandateve. (Lexo këtu) Lulzim Basha u shpreh në një dalje për mediet se,

    Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”.

    (B.B/ Dosja.al)

    Shto Koment