Sport

Shorti i Champions League, Tirana mëson emrat e dy kundërshtarëve të mundshëm për raundin e dytë

Tirana po përgatitet maksimalisht për takimin e 5 korrikut me Dudelange. Bardheblutë do të luajnë në turin e parë të Champions League në Luksemburg dhe sfida e kthimit më 13 korrik.

15 Qershor 2022, 13:27 Nga DOSJA

Shorti i Champions League, Tirana mëson emrat e dy kundërshtarëve

TIRANË- Tirana po përgatitet maksimalisht për takimin e 5 korrikut me Dudelange. Bardheblutë do të luajnë në turin e parë të Champions League në Luksemburg dhe sfida e kthimit më 13 korrik.

Ndërsa me shortin e hedhur ditën e sotme, Tirana është njohur edhe me kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues, vetëm nëse ia del të kalojë ekipin luksemburgas.

Në turin e dytë përballë Tiranës, gjithmonë nëse ia del të shkojë deri atje, do të jetë një mes Pyunik (Armenia), CFR Cluj (Romania).Ndërsa Ballkani, nëse ia del të fitojë ndaj Zalgiris, në turin e dytë do të duhet të përballet me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve, pra fituesin mes La Fiorita/ Inter Escaldes/ Levadia/ Vikingur Reykjavik.

E.Ç (Dosja.al)

tirana

Sondazh

Poll