Sport

Son, “Këpuca e Artë” e Premier League, babai i yllit të Tottenham sërish i pakënaqur

Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-min Son (29) dhe i Liverpoolit, Mo Salah (29) siguruan “Këpucën e Artë” në Premier League me nga 23 gola. Kjo e bën Son sulmuesin më të mirë në Angli, por ai është larg të qenit i klasit botëror. Të paktën kështu thotë babai i tij.

15 Qershor 2022, 06:47 Nga DOSJA
Son, “Këpuca e Artë” e Premier League, babai i yllit

KOREJA JUGUT - Në një intervistë me ‘CGTN’, Woong-jung Son tha për djalin e tij: “Ai duhet të luajë një rol më solid në një nga klubet më të mira në botë, në mënyrë që të bëhet një lojtar i klasit botëror. Për këtë ai duhet të punojë më shumë dhe të bëjë më shumë përparim. Nëse ai tani është i kënaqur me atë që ka arritur, atëherë kriza është e afërt.”

Këshilla e tij atërore është: “Ai gjithmonë duhet të përpiqet të bëjë më mirë për të qëndruar në më të mirën e tij. Në vend që të qëndrojë i lumtur aty ku është, gjithmonë dua që ai të japë 10 për qind më shumë. Atëherë ai do të jetë një lojtar i klasit botëror.”

Babai e futi Sonin në futboll. Ylli i Tottenhamit ia ka borxh karrierën babait të tij: “Ai ishte si mësuesi im i futbollit. Ai bëri shumë të mundur për mua. Për mua është e rëndësishme të kem një baba të tillë”,- ka shpjeguar sulmuesi korean në një intervistë të mëparshme. Por ai nuk e kurseu asnjëherë djalin e tij: “Për shembull, unë duhej ta mbaja topin në ajër për një orë e gjysmë. Nëse ai binte, gjithçka do të fillonte përsëri”,- ka thënë Son për metodat e stërvitjes së babait të tij.

Heung-min Son ka qenë prej kohësh një superstar në Azi dhe së fundmi është nderuar me çmimin më të lartë sportiv në Korenë e Jugut. Në Seul, sulmuesit të Tottenham iu dha Medalja Cheongnyong nga presidenti Yoon Suk-Yeol. Nje nder i madh. Por tani atij i mbetet vetëm të bindë babanë e tij...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll