Sport

Shkatërroi Anglinë, trajneri i Hungarisë ndihet si mit; Kur të vdes, çdo stadium do të mbajë 1 minutë heshtje

Humbja ndaj Hungarisë 0-4 në “Molineaux”, do të mbahet mend gjatë në Angli, me përfaqësuesen e “tre luanëve” që do të duhet të kthehet shumë vite mbrapa për të gjetur një disfatë të ngjashme.

15 Qershor 2022, 13:14 Nga DOSJA

Shkatërroi Anglinë, trajneri i Hungarisë ndihet si mit; Kur

HUNGARI- Humbja ndaj Hungarisë 0-4 në “Molineaux”, do të mbahet mend gjatë në Angli, me përfaqësuesen e “tre luanëve” që do të duhet të kthehet shumë vite mbrapa për të gjetur një disfatë të ngjashme. Hungaria u bë skuadra e parë që i shënon 4 gola gola Anglisë në shtëpi që prej 1953-shit, kur po vetë vendoste rekord falë fitores 3-6 në “Wembley”. Trajneri Marco Rossi tani konsiderohet si hero në Hungari, madje italiani e di mirë se ka arritur një sukses historik.

“Jam i sigurt që Anglia është ndër më të mirat në botë dhe favoritja për Kupën e Botës, ndaj të kesh këtë rezultat sonte është diçka që tingëllon si një mrekulli. Nëse ndodh një mrekulli në futboll, vështirë se do të përsëritet. Ndaj jemi të lumtur, por duhet të mbajmë këmbët në tokë”.

Rossi është i sigurt se ka lënë gjurmë si trajner i Hungarisë: “Kur pranova punën, i thashë presidentit dhe kryeministrit tonë të Hungarisë se do të doja të lija një shenjë përpara se të largohesha. Kur të vdes, jam i sigurt se do të ketë një minutë heshtje për mua në stadiumet në Hungari. Ky është një rezultat i madh për mua”.

E.Ç (Dosja.al)

hungaria

Sondazh

Poll