Sport

THUAJSE E PËRFUNDUAR! UEFA, tjetër kompeticion të ri, finalet do të organizohen në SHBA

UEFA ka vendosur të prezantojë një tjetër kompeticion të ri nga viti 2024. Të paktën kështu shkruan francezja ‘L’Equipe’  dhe raporton se në çdo moment pritet zyrtarizimi nga kreu Alexander Ceferin.

15 Qershor 2022, 12:48 Nga DOSJA

THUAJSE E PËRFUNDUAR! UEFA, tjetër kompeticion të ri, finalet do

EUROPË- UEFA ka vendosur të prezantojë një tjetër kompeticion të ri nga viti 2024. Të paktën kështu shkruan francezja ‘L’Equipe’  dhe raporton se në çdo moment pritet zyrtarizimi nga kreu Alexander Ceferin. Mendohet se çdo gjë është përpiluar me kujdes dhe tani ka nisur  “ankandi” për të drejtat televizive. Para çdo sezoni do të shikojmë katër skuadrat më të mira të Europës, pra është një lloj “final four”.

Nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet, por na presin gjithsej katër ndeshje – gjysmëfinalet, ndeshja për vendin e tretë dhe sigurisht finalja, dhe është interesante se e gjithë kjo do të luhet... sigurisht në SHBA. .

Kjo duket se është një përpjekje tjetër e UEFA-s për të fituar para dhe për të zgjeruar tregun e saj dhe ndoshta më së shumti do ta pësojnë lojtarët që kanë marrë një tjetër angazhim në kalendarin tashmë mjaft të “ngjeshur”.

Në të njëjtën kohë, finalet e reja të UEFA-s do të jenë një shans për të promovuar formatin e ri të Champions League që do të hyjë në fuqi në vitin 2024 dhe që do të luhet sipas modelit të ligës zvicerane, me 36 ekipe në vend të 32.

Gjithashtu, nuk është e qartë nëse kjo do të thotë se Superkupa e Evropës, ndeshja në të cilën takohen tradicionalisht fituesi i Champions League dhe Europa League, do të anulohet apo do të vazhdojë të mbahet për shkak të historisë? Ka të dhëna se edhe këtu UEFA do të bëjë një ndryshim, gjë që nuk do t'i pëlqejë tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

uefa ceferin

Sondazh

Poll