Sport

Humbja 5-2 ndaj Gjermanisë! Harrojeni, askush si kjo përfaqësuese nuk e ka poshtëruar kështu Italinë

Kombëtarja e Italisë pësoi një humbje të rëndë në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë me shifrat 5-2.

15 Qershor 2022, 12:39 Nga DOSJA

Humbja 5-2 ndaj Gjermanisë! Harrojeni, askush si kjo përfaqësuese

ITALI- Kombëtarja e Italisë pësoi një humbje të rëndë në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë me shifrat 5-2. Përfaqësuesja drejtuar nga Roberto Mancini po mundej 5-0 deri në minutën e 69-të të ndeshjes, gjë që tregoi dominimin e gjermanëve.

E sa e vështirë është kjo disfatë për Italinë, tregon edhe fakti se ata pësuan pesë gola për herë të parë në vitin 1957 dhe në ndeshjen kundër Jugosllavisë! Po, tingëllon e pabesueshme, por italianëve iu desh të prisnin 65 vjet që diçka e tillë të ndodhte sërish.

Ishte më 12 maj 1957, kur Jugosllavia mundi 6-1 Italinë në “Maksimir” të Zagrebit. Ndeshja u luajt në kuadër të ish Kupës Ndërkombëtare të Europës Qendrore. Rezultati ishte 5-0 për Jugosllavinë në minutën e 50-të dhe Sergio Cervato vetëm nga penalltia arriti të zbusë humbjen e miqëve.

E.Ç (Dosja.al)

italia

Sondazh

Poll