Sport

Southgate dhe Anglia në një 'natë turpi', humbja më e thellë e “Tre Luanëve” në afro 100 vite

“Sapo u kam thënë lojtarëve se rezultatet e këtyre katër ndeshjeve të Nations League janë përgjegjësia ime,”- ka deklaruar trajneri pas ndeshjes

15 Qershor 2022, 06:17 Nga DOSJA
Southgate dhe Anglia në një 'natë turpi', humbja
Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së Anglisë

ANGLI - Gareth Southgate ka arsye të shqetësohet për renë e zezë të tmerrshme që ka zbritur në Angli, me vetëm dy ndeshje të tjera para hyrjes në Kupën e Botës të Katarit. Pasi humbën me Hungarinë në territorin ‘magyar’, 10 ditë më parë me rezultatin 1-0, “Tre Luanët” u mundën sërish ndaj hungarezëve dhe tani me shifrat: 4-0!

Një disfatë që nënkupton humbjen më të madhe për anglezët që nga viti 1964, kundër Brazilit të Pele, me 5-1, në një turne që shërbeu për të festuar 50-vjetorin e CBF, por edhe humbjen më të madhe në shtëpi që nga… 1928 (31 mars): 5-1 ndaj Skocisë.

Trajneri i Anglisë u përpoq të shpjegonte pjesën e dytë të tragjedisë: “Bëmë ndryshime që na dhanë pak më shumë ndikim sulmues, por gjithashtu qëndruam pak më të hapur dhe në fund u shtypëm dhe me kaq shumë lojtarë sulmues në fushë, ishim më të ekspozuar."

Fjalët e trajnerit në dhomën e zhveshjes, ai i tregon vetë: “Sapo u kam thënë lojtarëve se rezultatet e këtyre katër ndeshjeve të Nations League janë përgjegjësia ime. Unë solla lojtarë të rinj, u përpoqa të pushoja të tjerët, por skuadrat që zgjodha nuk ishin mjaftueshëm të forta, për të marrë rezultate më të mira në dy ndeshjet kundër Hungarisë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll