Sport

Modriç mposht Francën, por ylli i Kroacisë kryqëzohet nga tifozët madrilènë…

Luka Modric i ka mërzitur tifozët e shumtë të klubit të tij Real Madrid, pas ndeshjes për Nations League ndaj Francës në Paris

15 Qershor 2022, 06:24 Nga DOSJA
Modriç mposht Francën, por ylli i Kroacisë kryqëzohet nga
Luka Modric, kapiteni i Kroacisë

SPANJE - Çfarë po ndodhte atje? Luka Modric (36) i dha Kroacisë fitoren 1-0 jashtë fushe në Nations League kundër Francës, e megjithatë, kapiteni dhe ylli i Real Madridit pati telashe të mëdha më pas.

Shkaku? Modric i kërkoi Kylian Mbappé (23) fanellën e tij pas ndeshjes teksa po shkonin në dhomat e zhveshjes. Një gjë absolutisht e ndalur për tifozët e Realit, pasi sulmuesi francezi anuloi transferimin e tij në Madrid.

Dhe kjo jo vetëm në rrjetet sociale, ku shumë tifozë mbretërorë shfrynin zemërimin e tyre. Edhe në emisionin “El Chiringuito”, gazetari Josep Pedrerol, e qortoi Modric: “A e dini se Mbappé qeshi me të gjithë madrilenët? Dhe Modric, lideri i Real Madridit, i kërkon atij fanelën! A nuk mendoni se është e tmerrshme?"

Ikona e vërtetë Guti (45), i cili ishte edhe i ftuar në emision, i pa gjërat shumë më të qetë. “Unë mendoj se kjo është normale”,- tha ish-ylli i mesfushës dhe tre herë fitues i Champions League me Madridin. “Njëri është aktualisht lojtar i Kroacisë dhe tjetri është lojtar i Francës, kështu që nuk ka të bëjë fare me Real Madridin. Është Kroaci-Francë, jo Paris Saint-Germain-Real Madrid”. Disa tifozë të Realit mesa duket e kanë parë shumë ndryshe episodin...

Modriç mposht Francën, por ylli i Kroacisë kryqëzohet nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll