Sport

Pirlo prezantohet: "E rëndësishme është të rinisim, Karagumruk është ambicioz”

"Do të përdor kontaktet e mia në botën e futbollit për të bërë edhe tregun e transferimeve. Kam pasur kontakte me shumë ekipe edhe në Itali".

15 Qershor 2022, 06:29 Nga DOSJA
Pirlo prezantohet: "E rëndësishme është të

TURQI - Andrea Pirlo rinis nga Turqia. “Për mua është e rëndësishme të filloj nga e para pas një viti pushim”,- tha trajneri i ri i Andrea Pirlo gjatë një konference për shtyp në Stamboll të transmetuar nga TV Shtetëror TRT. 

"Shpresoj që ky vit të sjellë rezultate të mira, - shtoi trajneri. - Kam pasur shumë kontakte me ekipe të tjera, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, por edhe ndjenja e ambicieve të kësaj skuadre më bindi të vij këtu, sepse janë edhe të miat. Shpresoj të kemi një kampionat të mirë”.

“Kam luajtur me skuadra të rëndësishme dhe kam kontakte me shumë njerëz në botën e futbollit nëse është e nevojshme do t'i shfrytëzoj këto kontakte për të bërë merkato”,- ka vazhduar Pirlo. 

Karagumruk, një ekip që përfaqëson një rreth të Stambollit, Vefa, përfundoi i teti në Super Ligën Turke në sezonin që sapo përfundoi, duke patur edhe tre lojtarë italianë luajnë në radhët e tij: Emiliano Viviano, Davide Biraschi dhe Fabio Borini. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll