Sport

Në Serbi çmenden me foton e fundit, kapiteni i Serbisë ‘në kafe dhe përqafuar’ nga Xhaka! (PROVOKIM)

Më në fund, të gjithë skuadrat pjesëmarrëse janë kualifikuar për në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe  dhe numërimi mbrapsht mund të fillojë

15 Qershor 2022, 12:25 Nga DOSJA

Në Serbi çmenden me foton e fundit, kapiteni i Serbisë

SERBI- Më në fund, të gjithë skuadrat pjesëmarrëse janë kualifikuar për në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe  dhe numërimi mbrapsht mund të fillojë! Kanë mbetur edhe “vetëm” 159 ditë para ndeshjes së parë të turneut dhe me këtë rast FIFA ka përgatitur një ilustrim interesant në të cilin ka dashur të tregojë të gjitha vendet që u kualifikuan...

Ata donin t'i tregonin në një foto futbollistët më të mirë apo më të famshëm të secilit shtet pjesëmarrës, kështu që janë Ronaldo, Messi, Kane, Mbappe, Modric e të tjerë, por në rastin e Serbisë ata bënë një gabim. FIFA zgjodhi Dusan Tadic, kapitenin e skuadrës i cili konsumonte një kafe.

Dhe ja ku vjen gafa e madhe. FIFA vendosi aksidentalisht apo qëllimisht që Dushan Tadic të përqafohet nga Granit Xhaka, futbollisti që sipas serbëve provokoi me “shqiponjën” në Botërorin e katër viteve më parë.

Në Serbi çmenden me foton e fundit, kapiteni i Serbisë

E.Ç (Dosja.al)

xhaka

Sondazh

Poll