Politike

VD-Harta e re gjyqësore/ Alibeaj ia 'rreshton' pyetjet kryetares së KLGJ: Me sa grupe interesi u konsultuat?

Alibeaj u ndal më shumë në hartën e re gjyqësore, duke kërkuar informacion se sa ka zgjatur procesi i diskutimit

15 Qershor 2022, 12:20 Nga A.B
VD-Harta e re gjyqësore/ Alibeaj ia 'rreshton' pyetjet kryetares
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj parashtroi disa pyetje drejtueses së KLGJ-së, në komisionin e ligjeve. Alibeaj u ndal më shumë në hartën e re gjyqësore, duke kërkuar informacion se sa ka zgjatur procesi i diskutimit, me sa grupe interesi u konsultuan. Po ashtu, Alibeaj kërkoi të dijë se cilat janë objektivat e hartës apo kostot.

'A keni kryer një studim ku të propozoni zgjidhje se si të eleminohet mungesa organike në sistemin gjyqësor. Nëse keni kryer këtë analizë a mund ta kemi ne në posedim. Cilat janë rekomandimet që i keni kaluar Kuvendit, apo dikujt tjetër për të eleminuar këtë mungesë të organikës në sistemin gjyqësor. GJL e ka filluar punën në dhjetor të 2018, ishin funksional dhe në ngarkesë. Mund të jetë përshtypje ime, po a vëreni se keni mungesë në shpejtësi të veprimtarisë tuaj, për të bërë emërimet përkatëse. Më rezulton se nisur nga stoku dhe nr i dosjeve që janë të prapambetura, se në Gjykatën e Lartë duhet pritur 4.2 vite për të marrë vendimin e rekursit. A ju duket si kohë e papërshtatshme që thyen limitet e procesit ligjor. Duhen 16 vite në Gjykatën e Apelit, duhen 20 vite nga e Apelit në Gjykatën e Lartë, s'po fus kohën në Gjykatën e Shkallës së parë, a është situtatë alarmante? Cfarë masash keni marrë për të ardhmen. 

Lidhur me hartën gjyqësore: Sa kohë ka zgjatur procesi i diskutimit? Sa grupe interesi keni konsultuar juve? Jo vetëm ato që i merr të detyrueshme ligji, por dhe të tjerat. Së treti, a kanë dhënë kontribute konkrete secili prej grupeve të interesit, nëse është e mundur a mund të kemi ne një kopje lidhur me konsultimin e kryer? Cilat janë të dhënat që keni marrë ju lidhur me zhvillimin demografik të popullsisë dhe cili ka qënë konkluzioni përkatës për hartën e re gjyqësore. Cilat të dhëna keni marrë ju? 

Harta e re gjyqësore do duhet të synojë disa objektiva, janë të përcaktuara në nenin 12. Si e garantoni aksesin në drejtësi që lidhet me afërsinë e individit me gjykatë. Tashmë është bërë fakt që ju e keni bërë që individi duhet të shkojë te gjykata. Çështjet e kostove, rrit apo ul kostot? Pse mendoni se koncentrimi i gjyqtarëve rrit shërbimin?- tha Alibeaj.

komisioni i ligjeve 15 qershor 2022 komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll