Politike

VD-Mblidhet Komisioni për Refomën Territoriale, Dhurata Çupi: Do i rikthehemi në themel!

Dhurata Çupi u shpreh se kryetarët e bashkive janë cënuar me autoritetin e tyre, ndërsa shtoi se i gjithë qëllimi i punimeve është decentralizimi.

15 Qershor 2022, 12:25 Nga k.m.

VD-Mblidhet Komisioni për Refomën Territoriale, Dhurata Çupi:

TIRANË- Deputetja demokrate, bashkëkryetarja në Komisionin për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi theksoi në mbledhjen e parë të Komisionit për Reformën Territoriale se duhet të shikohet në themel, sepse ka dështuar. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e sotëm, ajo u shpreh se kryetarët e bashkive janë cënuar me autoritetin e tyre, ndërsa shtoi se i gjithë qëllimi i punimeve është decentralizimi.

"Është reformë e dështuar, duhet t'i kthehemi në themel për qytetarët. Synohet fillimi i decentralizimit. Sot kemi të thelluar centralizimin e njësive vendore. Kemi qytetarë që nuk e marrin shërbimin ndaj bashkive, një nga arsyet është largësia e madhe gjeografike. është thyer parimi i subcidalitetit. Kryetarët e bashkive janë të cenuar për autoritetin e tyre. Do të kemi raste që t’i tregojmë qytetarëve atë që duhet t’u japim, një reformë të gjithë pranuar, të konsultuar dhe të gjendet konsensusi i përbashkët i të gjitha forcave,"-tha Dhurata Çupi.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

dhurata çupi reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll