Politike

VD-Ibrahimaj: Automatizimin e mbledhjes së taksave do ta shtrijmë edhe në qeverisjen vendore

Ibrahimaj tha se duhet të bëhet një automatizim i mbledhjes së të dhënave të taksave edhe në qeverisjen vendore.

15 Qershor 2022, 12:11 Nga A.B
VD-Ibrahimaj: Automatizimin e mbledhjes së taksave do ta shtrijmë edhe
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ditën e sotme, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se në të ardhmen do të synohet që të gjitha shërbimet online në biznes të ofrohen edhe për qeverisjen vendore. Gjatë ditës së tretë të  Konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit, Ibrahimaj tha se duhet të bëhet një automatizim i mbledhjes së të dhënave të taksave edhe në qeverisjen vendore.

‘Ka një sfidë shumë të madhe dhe sfida e madhe është ndërrimi i kulturës. Ka një rol kryesor të sektorit privat. Individët duhet të ndërgjegjësohet dhe të punojnë së bashku. Ministria e Financave që prej 2014 ka filluar një punë të jashtëzakonshme me qëllim ndërrimin e sistemit dhe me qëllim luftën ndaj korrupsionit. Nëpërmjet digjitalizimit duhet rritur transparencën, duke rritur bashkëpunimin me bizneset dhe individët. Ne duam të automatizimin e mbledhjes së të dhënave sa i përket taksave, ta shtrijmë edhe në qeverisjen vendore. Kemi synim të ngremë një sistem të unifikuar të taksave vendore e cila do të reduktojë hapësirën për abuzim në nivel qendror dhe kombëtar. Me digjitalizimin e shërbimeve shteti ka avancuar në krahasim me të gjitha vendet e Evropës. Rruga që kemi është e gjatë por kemi bërë shumë për të luftuar korrupsionin, e ardhmja është që të gjitha shërbimet online të ofrohen edhe në qeverisjen vendore. Të rrisim transaksionet ekonomike, e cila do të sjellë reduktim të korrupsionit.’- tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll