Politike

Berisha: Ju tregoj sekretin, pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë

Sali Berisha shkruan se Rama nuk ka marrë me vete as ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe as kryediplomaten, Olta Xhaçka. 

15 Qershor 2022, 12:17 Nga k.m.
Berisha: Ju tregoj sekretin, pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije detaje lidhur me udhëtimin e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë, i shoqëruar nga homologu malazez, Dritan Abazoviç. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama nuk ka marrë me vete as ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe as kryediplomaten, Olta Xhaçka. E kjo ka një arsye; ekspozimin në media. 

"Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines. Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje,"-shkruan Berisha ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË: 

Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine, Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes! Te dashur miq, Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit. Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines. Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje. Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere. sb

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

sali berisha edi rama ne kiev edi rama

Sondazh

Poll