Politike

VD-Ambasadori gjerman në Tiranë: Reforma në Drejtësi është e rëndësishme, duhet alternuar

Zingraf deklaroi se Reforma në Drejtësi duhet të kombinohet dhe me masa të tjera.

15 Qershor 2022, 11:34 Nga A.B
VD-Ambasadori gjerman në Tiranë: Reforma në Drejtësi
Peter Zingraf

TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf e cilësoi reformën në Drejtësi si mjet të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Gjatë konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit, që po mbahet prej dy ditësh në pallatin e Kongreseve, Zingraf theksoi se Reforma duhet të kombinohet dhe me masa të tjera.

Është një mbledhje e ekspertizës së rëndësishme dhe korrupsioni ka qenë fjala kryesore e kësaj konference. Dhe ne kemi parë çfarë përpjekjesh ka bërë Shqipëria në këtë fushë. Reforma Në Drejtësi është e rëndësishme. Kjo reformë ka patur një ndikim në të gjitha fushat e jetës dhe sigurisht edhe mbi ekonominë. Është një mjet për luftimin e korrupsionit, por duhet të alternohet dhe me masat të tjera. Përhapja rrënjësore e teknologjisë digjitale është një prej ndryshimeve më të mëdha që ne po përballemi, unë besoj se e ardhmja e demokracisë do të jetë e formësuar nga teknologjitë digjitale. Por nuk duhet të jemi kaq naiv që digjitalizimi bën korrupsionin, apo evente të tjera të ngjashme. Unë them se këto fenomene janë dinamike dhe lëvizin, prandaj mendoj se duhet të mbajmë ritmin. Digjitalizimi mund të jetë shtysë për të rritur transporencën dhe për të luftuar korrupsionin. Digjitalizmi duhet të jetë prioritet në vitet në vijim si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani”, tha Zingraf.

peter zingraf reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll