Politike

Rama publikon fotot nga Ukraina, momenti kur sheh pallatet e shkatërruara: Zemërthyer

E po ashtu, Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale edhe më një emoji “zemërthyer.

15 Qershor 2022, 11:32 Nga k.m.
Rama publikon fotot nga Ukraina, momenti kur sheh pallatet e shkatërruara:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto gjatë vizitës së tij në Ukrainë, ku ndodhet i shoqëruar nga homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ata shihen teksa shoqërohen nga delegacioni vendas për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar bombardimet ruse që prej fillimit të luftës në muajin mars. E po ashtu, Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale edhe më një emoji “zemërthyer.

POSTIMI I PLOTË:

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

edi rama ne kiev kiev edi rama

Sondazh

Poll