Politike

Meta dekreton 2 anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë, presidenti: Institucioni del nga zona e rrezikut

Meta ka pranuar propozimet e KLGJ-së, dhe ka vendosur që Margarita Buhali të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë si dhe ka vendosur që Enton Dhimitri të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

15 Qershor 2022, 11:02 Nga A.B
Meta dekreton 2 anëtarë të rinj të Gjykatës së
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pasi verifikoi vlerësimet e bëra nga KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, Meta vendosi të shprehë pa vonesë për pranimin e propozimeve. Me emërimin e tyre, Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtare nga 19 që ka në përbërje.

'Pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.'- thuhet në njoftimin e presidencës.Së bashku me këto 2 emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së. Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit.'- shkruan presidenca në njoftimin për mediat.

Nga sot, Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë në përbërje. Më 3 Qershor, Meta emëroi gjyqtarin Sokol Ngresi, duke plotësuar kuorumin për tu mbledhur dhe gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Me dy emërimet e fundit, Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Gjykata e Lartë ishte një ndër institucionet që u prek nga procesi i vetingut, pasi iu shkarkuan të gjithë anëtarët që ajo kishte. Po ashtu, nga procesi i vettingut u prek edhe Gjykata Kushtetuese e cila mbeti e bllokuar që prej fundit të vitit 2015. Shumica e gjyqtarëve që ushtronin funksionet e tyre nuk mundën të kalonin procesin e vetingut, duke shkaktuar kolaps në sistem. 

ilir meta gjykata e larte

Sondazh

Poll