Politike

Edhe Franca me emisar special për Ballkanin Perëndimor?

Burime ndërkombëtare kanë deklaruar për "RTK live" se presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mundësi që të sjellë një të dërguar special në rajon. 

15 Qershor 2022, 10:37 Nga k.m.
Edhe Franca me emisar special për Ballkanin Perëndimor?
Emmanuel Macron

PARIS-  Numri i emisarëve specialë për Ballkanin perëndimor, ka mundësi që shumë shpejt të rritet. Kjo pasi pas Bashkimit Evropian, SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, edhe një tjetër mund të caktohet së shpejti. Burime ndërkombëtare kanë deklaruar për "RTK live" se presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mundësi që të sjellë një të dërguar special në rajon. 

Emisari ka shumë mundësi që të caktohet në muajin korrik, kohë kur edhe Franca përfundon me presidencën e radhës së BE-së. Por ende nuk ka një emër se për cilin bëhet fjalë. 

Sidoqoftë, me emërimin e tij ose të saj, numri i emisarëve për Ballkanin Perëndimor do të shkonte në 5 të tillë.  Aktualisht, emisar special për Ballkanin Perëndimor ka caktuar Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak, i cili aktualisht është ngarkuar si negociatori kryesor për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të kanë sjellë në Europë Gabriel Escobarin, Gjermania caktoi Manuel Sarrazin, ndërsa Britania e Madhe ka të besuar në rajon, Stuart Peach.

emmanuel macron

Sondazh

Poll