Sport

Aksidenti i frikshëm/ Futbollisti bullgar i nënshtrohet një operacioni në tru...

Raportohet se mesfushori bullgar Todor Nedelev iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi pësoi një "dëmtim kranio-cerebral" në aksidentin rrugor, që përfshiu kombëtaren bullgare në Gjeorgji.

11 Qershor 2022, 16:13 Nga DOSJA

Aksidenti i frikshëm/ Futbollisti bullgar i nënshtrohet një

GJEORGJI - Mesfushori bullgar Todor Nedelev është operuar për një dëmtim të trurit pas një aksidenti të rëndë rrugor, që përfshiu ekipin e tij kombëtar në kryeqytetin gjeorgjian të Tbilisit.

Kombëtarja e Bullgarisë, e cila udhëtonte drejt Gjeorgjisë për ditën e 4-të të Ligës C të Nations League, po shkonte në hotelin e saj kur ndodhi përplasja. Federata bullgare njoftoi se 29-vjeçari kishte pësuar një "dëmtim kranio-cerebral". Operacioni zgjati rreth dy orë dhe ishte i suksesshëm.  Nedelev do të mbetet nën vëzhgimin e ekipit mjekësor vendas dhe mjekut të Kombëtares. 

“Lojtarët dhe Federata e Futbollit shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë stafin mjekësor, për përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji dhe për Federatën e Futbollit të Gjeorgjisë”, thuhet në mesazh.

Aksidenti i frikshëm/ Futbollisti bullgar i nënshtrohet një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll