Sport

Futbolli algjerian në zi! Humb jetën mesfushori i kombëtares në aksident...

Futbollisti 24-vjeçari nuk ka mundur t’i rezistojnë aksidentit të rëndë automobilistik. Ka humbur jetën edhe një shok i tij që e shoqëronte në makinë

11 Qershor 2022, 07:26 Nga DOSJA

Futbolli algjerian në zi! Humb jetën mesfushori i kombëtares

ALGJERI - Mesfushori sulmues Billel Benhammouda ka ndërruar jetë këtë të premte në mbrëmje, pas një aksidenti automobilistik, të cilit nuk ka mundur t’i rezistonte duke lënë të tronditur futbollin algjerian. Së bashku me 24-vjeçarin, ka qenë edhe një shok i tij, që gjithashtu ka humbur jetën.

Mesfushori i kombëtares algjeriane, që aktivizohej me skuadrën e USM Alger, shënoi një gol dje, të enjten, në fitoren e Algjerisë ndaj Kongos (3-0), në një ndeshje në turneun e katër Kombeve. 

Krahas, miqve dhe shokëve, Federastës së Algjerisë, ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme i ka shprehur familjes Benhammouda edhe Konfererata Afrikane e Futbollit.

Futbolli algjerian në zi! Humb jetën mesfushori i kombëtares

Futbolli algjerian në zi! Humb jetën mesfushori i kombëtares

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll