Sport

Milani ‘pagëzohet’, Zlatan Ibrahimovic e quan klubin kuqezi: "Casa Ibra"!

Rinovimin e kontratës së tij me drejtuesit e kampionëve pritet në ditët në vijim, por gjithçka duket se tashmë është vendosur. Mosha për të është thjeshtë çështje numrash.

11 Qershor 2022, 13:12 Nga DOSJA

Milani ‘pagëzohet’, Zlatan Ibrahimovic e quan klubin kuqezi:

ITALI - “Casa Ibra”. Ky është teksti i postimit të sulmuesit legjendar Zlatan Ibrahimovic në Twitter, i cili kështu ka riemëruar selinë e klubit kuqezi. Suedezi do të diskutojë për rinovimin e kontratës së tij me drejtuesit e kampionëve italianë në ditët në vijim, por gjithçka duket se tashmë është vendosur.

Milani tani duket është bërë shtëpia e përjetshme e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç, roli i të cilët sezonin e shkuar te kuqezinjtë, veçanërisht në dhomat e zhveshjes dhe fushat stërvitore ishte parësor në fitimin e “scudettos”. Mosha për të është thjeshtë çështje numrash…

Milani ‘pagëzohet’, Zlatan Ibrahimovic e quan klubin kuqezi:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll