Sport

Pakt mes Bernardo Silvës dhe Guardiolës për lamtumirën nga City. 'Pista' e Barçës ende e hapur

Sulmuesi portugez ka marrë garanci nga trajneri që nuk do të bëhet pengesë për largimin e tij, nëse në klub paraqitet ndonjë ofertë e pëlqyeshme për lojtarin

11 Qershor 2022, 15:36 Nga DOSJA
Pakt mes Bernardo Silvës dhe Guardiolës për lamtumirën nga

ANGLI - E ardhmja e Bernardo Silvës mund të jetë larg Manchester Cityt, sipas ‘Mundo Deportivos’. Kjo, pasi portugezi, që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Pep Guardiolën, ditët e fundit ka bërë një pakt me një kusht me trajnerin, për një lamtumirë të mundshme. Kushti është që nëse do të vijë ndonjë propozim tërheqës për lojtarin dhe për klubin, atëherë trajneri katalanas nuk do ta kundërshtonte largimi i tij. 

Në sfond, e interesuar Barcelona mbetet gjithmonë, por klubi katalanas po lufton me kufizimet e njohura financiare. E vetmja mënyrë për të arritur te Bernardo Silva, është ajo e lidhur me shitjen dhe largimin e Frenkie De Jong, një opsion i cili do të gjeneronte të ardhura financiare për të përfshirë portugezin në planet e saj për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll