Sport

Broja: “Pak rëndësi ka goli kur nuk fiton, duhet të funksiojmë si grup, gabuam të gjithë në pjesën e dytë”

Armando Broja ishte autori i golit të Shqipërisë nga pika e penalltisë në humbjen ndaj Izraelit, teksa ishte dhe rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

11 Qershor 2022, 06:27 Nga DOSJA
Broja: “Pak rëndësi ka goli kur nuk fiton, duhet të

TIRANE - Në përfundim të ndeshjes sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, autori i golit të vetëm i golit për skuadrën tonë, është shprehur mjaft i zhgënjyer për humbjen në mikrofonin e “SS”, teksa pranoi se edhe vetë mund të bënte shumë më mirë, për të shfrytëzuar rastet që krijoi.

“Unë them se nuk e përballova mirë, pasi nuk fituam ndeshjen. Për sulmuesin janë të rëndësishëm golat, por jo gjithçka, pasi duhet të fitojmë. Unë shënova, por humbëm edhe shumë raste. Duhet të funksionojmë si grup dhe kur të shkojmë në avantazh, të dimë të menaxhojmë ndeshjen për të fituar. Taktikat i vendos trajneri, që në fund shtoi sulmuesit për të provuar diçka ndryshe, pasi ishim në humbje. Është mendim i tij dhe unë nuk mund të komentoj zgjedhjet e trajnerit.

Futbolli luhet me pasime, por kur jam në fushë unë shoh gjithmonë hapësirat. Pashë një hapësirë dhe provova të shënoj, por nuk funksionoi. Gabime ka patjetër dhe unë bëra gabime, por duhet të vazhdoj të provoj për t’u përmirësuar. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, duke mbajtur topin dhe krijuar raste, por në pjesën e dytë qëndruam mbrapa dhe pësuam dy gola, duke humbur ndeshjen”, u shpreh Broja pas nsdeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll