Sport

Nations League/ Portugalia, pa tre "yje" të saj drejt Zvicrës. Arsyet enigmë...

Cristiano Ronaldo, Joao Moutinho dhe Raphaël Guerreiro u përjashtuan nga udhëtimi i skuadrës portugeze vendit helvet, me të cilin do të ndeshen të dielën (20:45), në kuadër të ditës së 4-të të Nations League

11 Qershor 2022, 15:50 Nga DOSJA
Nations League/ Portugalia, pa tre "yje" të saj drejt

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, Joao Moutinho dhe Raphaël Guerreiro janë përjashtuar nga udhëtimi i skuadrës portugeze drejt Zvicrës, për ndeshjen e së dielës (20:45) në kuadër të ditës së 4-të të Nationsd League, njoftoi të shtunën trajneri Fernando Santos.

Pesë herë ‘Topi i Artë’ nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të luzitanëve përpara se skuadra e tij të shkonte në Gjenevë. “Nuk bëhet fjalë për probleme fizike, është çështje menaxheriale, - shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes. - Nuk do të kishte kuptim të udhëtonim në Zvicër me 26 lojtarë, kur mund të kemi vetëm 23 në stol".

Pas barazimit në Seville ndaj Spanjës (1-1), erdhën dy fitoret në Lisbonë kundër Zvicrës (4-0), më pas Çekisë (2-0) për Portugalinë, që aktualisht ka shtatë pikë në krye të grupit, e ndjekur nga Spanja me dy pikë më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll