Sport

"Unë jap orientime, por në fushë janë lojtarët"/ Reja i largohet përgjegjësisë, italiani gjen arsyet e humbjes

Humbja ndaj Izraelit ka zhgënjyer trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, i cili në përfundim të takimit deklaroi se është e pafalshme që skuadra të hidhet përpara në atë mënyrë dhe të kapet në kundërsulm.

10 Qershor 2022, 23:41 Nga DOSJA

"Unë jap orientime, por në fushë janë

TIRANË- Humbja ndaj Izraelit ka zhgënjyer trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, i cili në përfundim të takimit deklaroi se është e pafalshme që skuadra të hidhet përpara në atë mënyrë dhe të kapet në kundërsulm.

Duke folur për emisionin “Kuqezi” në SuperSport, tekniku italian tha se nuk ka thënë asnjëherë që Shqipëria është favorite, teksa shtoi se prej tre vitesh sheh që skuadra bën ndeshje të mira, por penalizohet nga gabime të rënda, që nuk e lejojnë të bëjë atë hapin e madh përpara.

Humbja: Ka një arsye pse nuk luajtëm aq mirë në pjesën e dytë pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Kishte intensitet ekipi dhe ata pritën momentin për të shënuar golin e barazimit, ishin tre veta përballë dy mbrojtësve tanë. Nuk mundet kur jenë në avantazh të bësh një gabim të tillë. Ne nuk arritëm t’ja dilnim edhe në Islandë.

Pse nuk ia dalim të fitojmë? Si favoritë nuk e kam thënë, por nuk mund të themi që kemi qenë favoritë. Luajmë ndaj Islandës dhe Izraelit dhe kush e njeh futbollin e di sa skuadra të vështira janë. Kemi bërë gjithmonë gabime dhe nuk mund të bëjmë dot atë hapin përpara.

Shthurja pas golit të barazimit dhe ndërrimet e bëra shpejt: Bëra disa ndryshime për t’i dhënë më shumë forcë skuadrës përpara sepse nuk po avanconin dot, provova të ngre ekipin edhe me lojën në ajër. Por loja jonë u kompromentua kur ishim në avantazh që ata morën barazimin, pastaj ne u demotivuam e kundërta ndodhi me ata.

E.Ç (Dosja.al)

reja

Sondazh

Poll